Gegaj: Zgjedhjet presidenciale të rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi dhe tërë Rajonit

Zyrtari i PDS-së Nikollë Gegaj deklaroi se zgjedhjet presidenciale janë me rëndësi të madhe jo vetëm për Malin e Zi por për tërë Rajonin dhe se Millo Gjukanoviq është garanci për ruajtjen e stabilitetit, harmonisë dhe tolerancës multietnike në Mal të Zi. Ai tha se popujt pakicë gjithmonë kanë ditur të përcaktohën, dhe kurrë deri më tani nuk kanë gabuar.

Mali i Zi në të kaluarën dhe në të tashmen, jam i bindur se kështu do të jetë edhe në të ardhmen, ka ruajtur, nxitur dhe zhvilluar marrëdhënie të mira ndëretnike. Një vulë të madhe kësaj i dhanë edhe popujtë e saj pakicë.

Pra, multietniciteti sot është një nga temat më aktuale. Besimi multinacional dhe multifetar, si dhe ndërlidhja e njerëzve dhe kulturave, paraqesin një nga avantazhet e mëdha të Malit të Zi në rrugën e integrimit evropian. Ekzistenca shekullore e përbashkët e popujve ka kthyer jetesën e njërit pranë tjetrit në jetesën njëri me tjetrin, shprehet Gegaj.

Gegaj thekson se, zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë me rëndësi të madhe për të ardhmen e Malit të Zi.

Ato do të përcaktojnë jo vetëm perspektivën dhe ecurin e mëtejshme të Malit të Zi, por edhe tërë rajonit, i cili përsëri u bë qendra e fuqive të mëdha.

Popujt pakicë gjithmonë kanë ditur të përcaktohën, dhe kurrë deri më tani nuk kanë gabuar. Ata ishin gjithmonë në rrugën e duhur dhe në anën e drejtë, edhe në vitin 1997 në zgjedhjet presidenciale kur Millo Gjukanoviq fitoi forcat retrogjene, dhe në vitin 2006 kur Mali i Zi me të madhe tha PO për një Mal të Zi të pavarur dhe ndërkombëtarisht të njohur dhe në 2017 kur Mali i Zi u bë anëtar i Aleancës së NATO-s, si dhe në të gjitha fitoret e deritanishme të PDS-së me partnerët e saj të koalicionit. Asnjëherë popujt pakicë nuk do të votojnë për ata që nuk janë në gjendje të betohen se do të mbrojnë interesat shtetëtore dhe nacionale të Malit të Zi, të cilët nesër do të bëjnë gjithçka për të anuluar Vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, të cilët nuk do të mbrojë kursin pro-perëndimor të shtetit, menjëherë do t’ë anulojnë njohjen e shtetit të Kosovës, të cilët do të kenë një partner të vetëm ndërkombëtar të sinqertë Rusin, do të prishin marrëdhëniet e mira me fqinjët etj. etj.

Gegaj thotë se, jo vetëm për pakicat, por për të gjithë shtetin dhe të gjithë rajonin, Millo Gjukanoviq është garanci për ruajtjen e stabilitetit, garanci e harmonisë dhe tolerancës multietnike, që askush nuk do të shkelë të arriturat më 21 maj 2006, garanci për prosperitet ekonomik dhe siguri të popujve pakicë.Popujt pakicë nuk harrojnë vitet e vështira kur, të themi të njëjtat forca (vetëm këtë herë, opozitën nuk e udhëheqë Momir Bulatoviq, por dikush tjetër, por me të njëjtit përkrahës), u nisën drejt Tuzit, por atëher qeveria e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq ngriti barrikada policore në hyrjet e Tuzit dhe nuk i lejoi që qytetarët shqiptarë dhe poput tjerë të rrezikoheshin.

Prandaj, duke u përcaktuar për ndërtimin e një shoqërie qytetare dhe zhvillimin e demokracisë, pushteti në Malin e Zi i udhëhequrt nga PDS dhe Milo Gjukanoviq gjatë gjithë këtyre viteve është kujdesur të respektojë parimet universale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të qytetare, veçanërisht në fushën e të drejtave të pakicave.

Mbaj mend mirë kur Sali Berisha, kryeministri i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, e vizitoi Tuzin në vitin 2011, në bisedë me krerët e klubeve të këshilltarve dhe me mua, atëher unë isha kryetar i komunës së Tuzit, për Milo Gjukanoviq tha se është: “ARHITEKTI I PAQES në Ballkanin e nxehtë “.

Bojaniq, Medojeviq dhe të gjithë të tjerët nga opozita në paketë duhet të dinë se demokracia bazohet në multikulturalizëm dhe afirmon parimin e dinjitetit njerëzor, mbron të drejtën dhe lirinë e çdo qenieje njerëzore për të ushtruar besimin e tij dhe për të jetuar sipas bindjeve të tij. Zotërinj nga opozita e dini se mohimi i të ndryshëmve, do të shembte harmonin e krijuar, do të bënte anëtarët e pakicave më pak të vlefshëm dhe në këtë mënyrë nuk do të ishim të njohur në vendin tonë por as në botë, shprehet Gegaj.

Autori është deputet shumvjeçar i PDS-së në Parlamentin e Malit të Zi dhe ish-Kryetari i Komunës së Tuzit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!