Zyrtare: KB Deçiq në Ligën e parë të basketbollit të Malit të Zi

Klubi Basketbollistik Deçiq zyrtarisht është kampion i ligës së dytë.

KB Deçiq sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e parë dhe këtë sukses e kanë arritur me 20 fitore nga 22 xhiro të ligës së dytë.

Fitorja në xhiron e kaluar në Plevla ishte vendimtare, ndaj rivalit më të madh për pozitën e parë. Ndërsa sot në xhiron e fundit, Deçiqi fitoi 92:88 ndaj Sutomore.

Klubi i basketbollit Deçiq është themeluar në vitin 2021 nga Komuna e Tuzit dhe mbrenda një viti arritën të ngjiten në Ligën e parë. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!