Dita e dytë e seancës u shënua me konflikte mes opozitës

Gjatë ditës së dytë të debatit parlamentar që në rend të ditës ishte propozimligji mbi sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike, me të cilin sigurohet modeli i përcjelljes dhe kontrollit të shfrytëzimit të resurseve shtetërore, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dominuan deputetët e Frontit Demokratik (DF).

Ata akuzuan pjesën tjetër të opozitës të cilët nëshkruan marrëveshjen, duke i quajtur tradhtarë.DF i akuzoi për tradhti, bashkëpunim me Kryeministrin Millo Gjukanoviq, siç thonë ata, nën presionin e ambasadave të huaja. Edhe sot u bënë thirrje atyre për të rrëzuar qeverin e Gjukanoviq, dhe të formojnë qeverin teknike.

Midrag Lekiq dhe Dritan Abazoviq u përgjegjen se do ta bëjnë këtë gjë, kur Fronti tu dëshmojë që në Kuvend kan shumicën, por siç thanë ata, mendojnë se nuk i kanë tri votat vendimtare të Malit të Zi pozitiv./Malësia.ME/

Shperndaje