Gjeloshaj nuk do të votoj shkarkimin e Krivokapiq

Iniciativën, të cilën para dy muaj e gjysmë e filloi shumica parlamentare për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq,ka 36 nëshkrime.Për të kaluar në seancë plenare, është e nevojshme 41 votë.

Deputeti i Alterativës Shqiptare Nik Gjeloshaj për TV Vijesti deklaroi se do votoj kundër shkarkimit të Krivokapiq.

Gjeloshaj tha se vendimi i Alternativës Shqiptare është se nuk do të mbeshtesin shkarkimin e kryetarit aktual të Kuvendit për shumë arsye.Ai shpjegoi se njëra nga arsyet është vazhdimi i politikës shtetërore në arenën ndërkombëtare.Përveç kësaj, SDP është parti që ndan të njëjtat parime me partitë e pakicave dhe ka bërë shum për pakicat që nga vitet e 90-ta dhe kjo nuk duhet të harrohet. Njëra nga arsyet tjera është që nuk duhet të perzihemi në çeshtjet brenda listës së koalicionit të cilët kan dalur bashkë në zgjedhje, është shprehur Gjeloshaj.

Ai ka thën se, veçanërisht në këtë rastë është dashur të jen në anën e Krivokapiq,dhe mendon se duhet të vazhdojnë këto marrëdhënie me ata që ishin mbrojtës të sinqertë gjatë gjithë kohës.

Fronti Demokratik ende nuk deshiron të shprehi qëndrimin lidhur me këtë çështje, ndërsa nga SNP thonë se në ditën ni vijim do shprehin qëndrimin e tyre.

Me 36 nënshkruesit e iniciativës për shkarkim, DPS mund të llogarisë edhe në dy deputetët Social Demokrat, Damira Shehoviq dhe Miqa Orlandiq.Në fund përsëri gjithçka varet nga tre deputetët e Mali të Zi pozitiv,të cilët më herët kan njoftuar se do të votojnë për shkarkimin Krivokapiq.

Në kët rast,DPS do të kishte 41 votat e nevojshme.Megjithatë, përfaqësuesit e MZ pozitiv këto dy ditë nuk kan ardhur në Kuvend, jo zyrtarisht, për shkak se jan të pakënaqur se nuk ka vend për ta në qeverinë e re, edhe pse thonë që ata e kanë nisur të gjithë procesin.Ka spekulime se ata mund të marrin postin e kreut të Kuvendit, nëse shkarkohet Krivokapiq./Mlaësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!