Mali i Zi së shpejti do ti plotësoj të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq ka thënë se pret që Mali i Zi deri në fund të pranverës të vitit të ardhshëm mundë ti ketë të plotësuara të gjitha kushtet formale për anëtarësim në NATO.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi në vitin 2015 me arritjen e ftesës në Aleancën NATO ka bërë hapë të rëndësishëm strategjik në planin e integrimeve Evropiane. Ai po ashtu ka thënë se pret se Mali i Zi me 19 maj me anëtaret e tjera te NATO-s të nënshkruaj protokollin për bashkëngjitje. Gjukanoviq në drekën punuese amerikane të odes ekonomike në Mal të Zi ka theksuar se është bërë shumë në planin e integrimeve Euro-Atlantike dhe se Mali i Zi i ka hapur 22 kapituj të negociatave dhe se është i gatshëm edhe 8 kapituj.

Siguria benifiti më i madh

Bashkëpunimi me 29 anëtare të Aleancës, ndërmjet vendeve demokratike, siguria dhe hapi drejt sigurimit të stabilitetit të Ballkanit janë disa nga benifitet që Mali i Zi do ti fitoj prej anëtarësimit në NATO, konsideron ambasadori amerikan pranë Aleancës,Dagllas Llu.

Ai, në intervistën dhënë TVMZ, ka thëne se e ënjtja e ardhshme është ditë historike për Malin e Zi, por edhe për Aleancën. Rikujtojmë se protokolli për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë do të nënshkruhet me 19 maj. Pas kësaj, siç ka thënë Llu, protokolli do tu dërgohet vendeve anëtare, kurse të gjitha 29 vende duhet ta ratifikojnë atë. Në pyetjen e TVMZ se kurë SHBA do ta ratifikojë protokollin, Llu ka thënë se kjo varet nga dy faktor-nga shpejtësia e administratës amerikane të presidentit Barack Obama dhe Senatit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!