Bie Qeveria e Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja (Video)

Partia Demokratike e Kosovës i dha fund koalicionit qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas 3 vitesh bashkëqeverisjeje.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, me çka vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga grupet parlamentare opozitare Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, mori mbështetje edhe nga partia në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ndërkaq kundër saj votoi partia në koalicionin qeverisës Lidhja Demokratike e Kosovës, ku si rezultat i saj, për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës votuan 78 deputetë pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan nga 115 deputetë të pranishëm. Me këtë Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat edhe në Kosovë mund të mbahen më 18 qershor të njëjtën ditë që do mbahën në Shqipëri.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili paraqiti qëndrimin e Qeverisë lidhur me mocionin e mosbesimit tha se ky mocion është një pampflet politik dhe se nuk ka asnjë bazë argumentuese. Mustafa tha se kjo është një tendencë që dëmet e qeverive të kaluara t’i mvishen kësaj qeverie.

“Vlerësoj se peticioni ka për pasojë destabilizimin e vendit. Përmes krijimit të mosbesimit në institucione dhe krijimit të vakumit institucional dhe po ashtu ka për qëllim fshehjen e adresave përgjegjëse për afera të dëmshme korruptive dhe dëmet shumë milionëshe të parasë publike që i janë shkaktuar këtij vendi”, tha Mustafa.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!