Medojeviq të tërhiqet njohja e Kosovës

Pas refuzimit nga ana e Parlamentit të Kosovës për të njohur kufirin me Malin e Zi, Qeveria e Malit të Zi duhet të tërheqë njohjen e shtetit të Kosovës dhe në këtë mënyrë ” të mbrojë interesat nacionale dhe dinjitetin e shtetit të Malit të Zi,” tha Nebojsha Medojeviq.

Medojeviq konsideron se, vendimi i Parlamentit të Kosovës, është dëshmi se projekti i Shqipërisë së Madhe është i përqëndrua edhe në një pjesë të territorit të Malit të Zi dhe se Kosovës nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Malit të Zi.

Qeveria duhet të tërheqi ambasadorin e vetë në Pritinë dhe ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi ta shpalli ”person non grata”.

Në emër të Levizjes për Ndryshim (PZP), si “parti shtet-formuese malazeze” ftoi të gjithë malazezët të rreshtohen pas Frontit Demokratik për të ndalur poshtrimin dhe tradhtin e Malit të Zi, tha Medojeviq.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot me 88 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenim votoi për mosbesimit të Qeverisë, me çka vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe nuk ka arritur të miraatojë Demarkacionin me Malin e Zi. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!