Ministri i Arsimit Shehoviq takohet me ambasadorin e Kosovës

Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë është me rëndësi thelbësore në rajon, në pjesën e rangimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe lëvizshmëria e studentëve, është vlerësuar në takimin e ministrit të arsimit Damir Shehoviq dhe ambasadorit të Kosovës në Mal të Zi ,Skënder Durmishi.

Shehoviq ka thënë se raportet midis Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e arsimit do të duhet të jenë më përmbajtjesore, kurse bazë për përparimin e tyre do të jetë marrëveshja në të cilën duhet të punohet në të ardhmen. Ai ia ka prezantuar ambasadorit reformën e arsimit që po bën ministria me ndryshimin e ligjeve sistemore.

Për bashkëpunimin rajonal, me rëndësi të veçantë do të jetë formimi i agjencisë, e cila do të merret me rangimin e institucioneve të arsimit të lartë në rajon, në mënyrë që të sigurohet niveli i caktuar i cilësisë së arsimit, që e ofrojnë këto institucione, ka thënë Shehoviq.

Durmishi, siç është kumtuar, ka shprehur kënaqësi për shkak të marrëdhënieve tradicionalisht të mira midis dy vendeve, duke theksuar se gjatë mandatit të tij do të bëjë të gjitha përpjekjet në mënyrë që bashkëpunimi në nivel të arsimit të përparohet. Ai ka theksuar se investimi në arsim jep rezultate në periudhë më të gjatë, kurse lëvizshmëria e studentëve dhe bashkëpunimi në nivelin e arsimit të lartë, përveç dobisë për sisteme të arsimit, edhe më tej do t’i forcojë lidhjet kulturore midis popujve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!