Mbrëm në QKI “Malësia” në Tuz u promovua romani “Humbja” i autorit malësor Mark Pashku Lucgjonaj.
Ky roman u vlerësua me çmimin “Rexhai Surroi” për vitin 2021 si romani më i mirë.
Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshendeti z. Vasel Berishaj, Drejtor i Qendrës Kulturore Informative Malesia.
Për librin folën: Flaka Surroi, drejtoreshë e Shtëpisë botuese Koha, Denion Ndrenika, gazetar dhe publicist nga Tirana dhe Nikollë Camaj, profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe, si dhe vetë autori z. Mark Lucgjonaj, e gjithë kjo nën moderimin e regjisorit Idriz Gjokaj.
