Podgoricë: Rrëzohet helikopteri i ushtrisë, lënduan rëndë dy pilotët

Në afërsi të “Komanski most” në Podgoricë sot rreth orës 13.00 është rëzuar Helikopteri i Forcave të armatosura të Malit të Zi “Gazella” që ishte duke kryer fluturimin e rregullt të trajnimit të planifikuar.

Në këtë fatkeqësi janë lënduar dy pilotë, njëri prej tyre rëndë. Pilotet urgjentisht janë transferuar në Qendrën klinike të Malit të Zi. Në vend të ngjarjes kanë shkuar ekipet policore, mjekësore dhe të ushtrisë.

Sipas dëshmitarëve helikopteri ka ardhur nga drejtimi i Gornja Gorica ku ka filluar të humbë lartësinë dhe kontrollën dhe më pas është rrëzuar./Malësia.ME/

Shperndaje