Gjykata Kushtetuese refuzoi ankesën e SDP për përsëritjen e zgjedhjeve në Podgoricë

Gjykata Kushtetuese refuzoi ankesën e Aleancës Qytetare për Ndryshime (SDP-DEMOS) që kërkonin përsëritjen e zgjedhjeve në disa qendra votimi në Podgoricë.

Koalicioni SDP-Demos kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIK), i cili hodhi poshtë kërkesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në një vendvotim.

Koalicionit SDP-Demos i mungojnë 37 vota për të fituar mandatin, dhe ky numër i votave mund të sigurohet duke përsëritur votimin. Në këtë rast, mandatin do të merrnin nga Alternativa Shqiptare.

Për këtë arsye, zyrtari ASH Nik Gjeloshaj para disa ditësh ftoi Gjykatën Kushtetuese që të refuzojë ankesën e SDP për përsëritjen e zgjedhjeve në disa qendra votimi në Podgoricë.

Ai akuzoi kryetarin e SDP-së Ranko Krivokapiq, se e vetmja arsye për përsëritjen e zgjedhjeve është tentativa për të marrë mandatin e vetëm shqiptar, pasi ndryshime të tjera nuk mund të ketë, duke pasur parasysh që PDS ka shumicën absolute.

Gjeloshaj u dërgoi porosi Krivokapiqit dhe ndihmësve në këtë proces DPS-së, Demokratëve dhe disa shqiptarëve që nuk do të kenë sukses.

“E kam përsërita para zgjedhjeve që nuk mund ta parandaloni që shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre dhe tani po ju them se nuk do të keni sukses tu merrni mandatin shqiptarëve”- kishte deklaruar Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje