Çdo i dyti qytetarë i Malit të Zi konsideron se koronavirusi nuk do të rikthehet

Çdo i dyti qytetarë i Malit të Zi beson se koronavirusi nuk do të kthehet këtë vit, ndërsa pjesa më e madhe konsideron se viruset të ngjashëm me Kovid-19 do të jenë të zakonshëm në dhjetë vitet e ardhshme, sipas hulumtimit më të ri nga agjencia Ipsos.

Sipas sondazhit të kryer nga Ipsos me mbështetjen e UNICEF-it, OBSH-së dhe Institutit të Shëndetit Publik, shumica e qytetarëve zbatojnë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Pothuajse, 96 për qind qytetarëve thonë se kanë qenë të informuar për koronavirusin, ndërsa përqindja e atyre që shqetësohen se ata ose të dashurit e tyre të afërm mund të infektohen ka rënë nga 81 për qind në mars, në 56 për qind në fund të majit”, thuhet në kumtesën e UNICEF-it.

Hulumtimi zbuloi se dy të tretat e qytetarëve besojnë se së shpejti do të prodhohet vaksinë kundër Kovid-19, ndërsa shtatë nga dhjetë të anketuarit besojnë se vaksinat janë një nga shpikjet më të mira të mjekësisë, falë të cilave janë shëruar shumë sëmundje infektive. Një e treta e qytetarëve thanë se do të vaksinoheshin nëse zbulohej vaksina kundër koronavirusit.

Shperndaje