Në vendin Zogaj në Ulqin, mëngjesin e sotëm filloi prishja e një objekti pa leje, i cili dëmton tërë ambientin e Kishës së Shën Vasilisë së Ostrogut dhe devaston hapësirën,njoftoi Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.
Sipas Ministrisë, objekti është ndërtuar në kundërshtim me Ligjin, pa paraqitur një kërkesë për ndërtim dhe dokumentacionin e nevojshëm sipas Ligjit për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve. Ata thonë se Mitropolitit të kishës serbe i është ndaluar kryerja e punimeve, por pas inspektimit u pa se ato vazhduan, dhe u mor një vendim për prishjen. Nga Kisha Serbe thuhet se kjo po ndodhë pas vendimit të kishës për të vazhduar procesionet protestuese.