Në Tiranë mbahet forumi për zhvillim ekonomik dhe turizmin rajonal të Unionit të Bashkive

Sot në Tiranë në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, po mbahet forumi për zhvillim ekonomik dhe turizmin rajonal të Unionit të bashkive shqiptare në rajon.

Më poshtë mund të lexoni kumtesën e Komunës së Tuzit:

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ku po mbahet mbledhja e radhës e Asamblesë së përgjithshme së Unionit të bashkive shqiptare në rajon.

Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm të gjithë kryetarët dhe kryebashkiakët, anëtarë të UBSHR-së, temë diskutimi ishte ,,Forumin ekonomik dhe turizmin rajonal”.

Anëtarët ndanë eksperiencat e tyre në lidhje me mundësitë e zhvillimit, promovimit dhe integrimit të të rinjve të rajonit në një platformë të përbashkët turistike- ekonomike – sociale – kulturore për anëtarët e UBSHR-së si dhe shpalosën idetë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në këtë drejtim. Gjithashtu, u vendos që përveç zyrës me seli në Tiranë të hapen edhe zyrat e tjera të UBSHR-së, në Tuz, Prishtinë, Tetovë dhe Preshevë!

Komuna e Tuzit!

May be an image of 2 njerëz dhe people sitting
May be an image of 1 person dhe E brendshme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!