Gjeloshaj priti në takim ministrin e Arsimit, ministrin e Administratës Publike dhe ministrin e Sportit dhe Rinisë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, priti sot në takim – ministrin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi, Vasillije Llallosheviq, ministrin e Ministrisë së Arsimit në Mal të Zi, Mr Miomir Vojinoviq, si dhe ministrin e Ministrisë së Administratës Publike në Mal të Zi, Mr Marash Dukaj.

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat me të cilat po ballafaqohen sot si administrata qendrore ashtu edhe ato lokale, si dhe mbi projekte konkrete të cilat do të realizohen, nëpërmjet bashkëpunimet të Komunës së Tuzit dhe institucioneve qendrore.Gjeloshaj tha se takimet si ky i sotmi janë me interes të madh për ne, kur janë në pyetje projekte të cilat rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve. Ai po ashtu falënderoi ministrat për gatishmërinë e tyre për mbështetje dhe bashkëpunim si dhe i uroi ata për detyrat e reja.

,,Ishte kënaqësi të prisnim ministrat e Qeverisë së re me të cilët biseduam lidhur me projekte bashkëpunimi të cilat ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve çka është edhe qëllimi ynë si në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qendrorë”, u shpreh mes tjerash Gjeloshaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, kostum, ambiente të jashtme dhe teksti

Ministri Vojinoviq, teksa falënderoi kryetarin Gjeloshaj për pritjen, u zotua se Komuna e Tuzit ka mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit dhe se bashkëpunimi do të vazhdoi edhe në të ardhmen me projekte konkrete në të mirë të qytetarëve të komunës së Tuzit. Ministri Llallosheviq theksoi se –

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

,,Hapi i parë që do ndërmarri Ministria e Sportit dhe Rinisë, sa i takon komunës së Tuzit janë dy projekte shumë të rëndësishme.

I pari është formimi i Qendrës për të rinjtë, ku të rinjtë do të mund të mbajnë takime e panele të ndryshme. I dyti projekt i rëndësishëm (mbas atij të në stadiumin e KF ,,Deçiq”) ka të bëjnë me projektin në të cilin Komuna ka aplikuar e që lidhet me rregullimin e një fushe sporti në një nga lokacionet ku ne mendojmë që është përshtatshme për këtë projekt”.

„Qeveria e Malit të Zi në këtë mandat është plotësisht e përkushtuar në procesin e decentralizimit dhe forcimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi dhe reformës së administratës publike”, tha ministri Dukaj.Ai tha se Ministria e Administratës Publike në vazhdimësi është duke punuar në thellimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e problemeve që rëndojnë punën e vetëqeverisjes lokale, si dhe po ndërmerr aktivitete që kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit dhe qëndrueshmërisë së komunave, me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe teksti që thotë "GOV. ME/"

„Dyert e Ministrisë së Administratës Publike do të jenë gjithmonë të hapura për vetëqeverisjen lokale në drejtim të krijimit të një administrate të orientuar drejt qytetarëve”, tha Dukaj.Mbas takimit në Komunë, ministrat vizituan IP SHMP ,,25 Maji”, stadiumin KF ,,Deçiq”, si dhe shkollën fillore „Bashkimi” – Skorraq, ku bënë edhe pranim dorëzimin e donacionit nga Rrok P. Gojçaj – fugonin për nevojat e kësaj shkolle.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, sekretari shtetërorë, Agron Camaj, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj dhe shefja e kabinetit, Drita Rukaj.

KOMUNA E TUZIT!

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 6 persona
Shperndaje