Ekskluzive: Ilir Meta të martën vizitë në Mal të Zi

Siç mëson portali Malësia.ME kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, të martën me 12 korrik do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjatë vizitës dy ditore në Podgoricë, Meta do të takohet me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryeministrin Millo Gjukanoviq, kryetarin e Kuvendit Darko Pajoviq si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë politik dhe institucional në Mal të Zi.

Në fokus të këtyre takimeve pritet të jenë diskutimet për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, në kuadër të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike. Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, lehtësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve sipas standardeve të BE-së, forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar ndërkufitar, janë disa nga pikat për të cilat do të bisedohet në këto takime./Malësia.ME/

Shperndaje