Deputeti i ASH, Nik Gjeloshaj ka lajmëruar se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të kërkojë nga qeveria të pezullojë përkosishtë financimin e Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve (CANI) derisa ky institucion të tërheqi ”Fjalorin e gjuhës popullore dhe letrare malazeze”.
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të CANU, Momir Gjuroviq, që nuk ka në planë të tërheqi Fjalorin, Gjeloshaj për TV Pink M, ka thënë se janë duke vijuar sulmet mbi përfaqësuesit e popullit shqiptar.
Gjeloshaj konsideron se dialogu me përfaqësuesit e ekipit të autorëve të Fjalorit është i pamundur,sepse, siç tha ai, nuk ekziston kultura elementare dhe as dinjiteti por vetëm paraqesin publikishtë urrejtjen.
Ndërsa deputetii Partisë Boshnjake,Sulo Mustafiq, konsideron se deklarata e kryetarit të CANU, që nuk ka në plan të tërheqi Fjalorin është fryt i zhgënjimit të tij, për shkak se nuk mund të jetë përjetësisht kryetarë i këti institucioni./Malësia.ME/