Deputetet kanë filluar sot debatin për pakon e ligjeve nga fusha e arsimit

Deputetet në parlamentin e Malit të Zi e kanë filluar sot debatin për pakon e ligjeve nga fusha e arsimit dhe edukimit, shkrun rtcg.

Për rënd të ditës janë propozuar ligjet për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit dhe të ligjit të përgjithshëm për arsimimin dhe edukimin fillor për arsimimin profesional dhe të rriturve, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, për gjimnazin dhe edukimin dhe arsimimin parashkollor.

Ministri i arsimit Damir Shehoviq ka theksuar se në këtë ministri gjatë 6 muajve të kaluar kanë punuar seriozisht dhe me përgjegjësi në pakon reformuese e që paraqet hap përpara krahasuar me sistemin e deritashëm të arsimit në Mal të ZI. Ai ka shtuar se qëllimi i propozimit të ligjeve është rritja e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet duke filluar prej atij parashkollor, pastaj fillor, gjimnazit, shkollimit të mesëm profesional e deri te arsimimi inkluziv. Ai ka theksuar se në ministrinë e arsimit me ndryshimet ligjore dëshirojnë harmonizimin e nivelit arsimor me nevojat e tregut të punës e që është njëri ndër problemet kryesore të shoqërisë.

Shperndaje