Zv/ambasadori i SHBA-së Bix Aliu morri pjesë në ”Ditët e Diasporës” në Katërkollë

Zëvëndës ambasadori i SHBA-së në Mal të Zi Bix Aliu morri pjesë në Ditët e Diasporës dhe në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të fushës për futboll në Anë të Malit, projekte të përbashkëta të diasporës amerikane dhe komunitetit vendor.

Zëvëndës ambasadori Aliu bisedoi me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Cungun dhe zyrtarët tjerë vendorë gjatë darkës punës ku ishin prezent përfaqësuesit e diasporës amerikane dhe biznis klubit “Ana Malit”.

Zëvëndës ambasadori Bix Aliu nënvizoi rëndësinë e projekteve të përbashkëta me shpresë që të përfundoi së shpejti shkolla e shumëpritur në Sukubinë dhe ftoi zyrtarët vendor të ndërmarrin fushata promotive për të ofruar investimet e diasporës amerikane duke përthjeshtuar proçedurat dhe duke rritur transparencën.

Zëvëndës ambasadori Bix Aliu poashtu u takua me Nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegun para largimit nga posti në Mal të Zi.

Fotografia e U.S. Embassy Podgorica

Fotografia e U.S. Embassy Podgorica

Fotografia e U.S. Embassy Podgorica

 

Fotografia e U.S. Embassy Podgorica

Fotografia e U.S. Embassy Podgorica

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!