Hapet tregu i gjelbër në Tuz

0

Lajmërojmë qytetarët se tregu i gjelbër në Tuz, sot është hapur zyrtarisht. U bëjmë ftesë shitësve, të tregut aktual, që të kalojnë në objektin e sapohapur, ngjitur me marketin “Nikaj”.

Tezgat (banaqet) në këtë treg do të jenë falas deri në një njoftim të ri . Po ashtu, ata që duan mund t’i levizin tezgat e veta aktuale, nësë teknikisht është e mundur.Të interesuarit mund të lajmërohen në zyret e SH.P.K. “Komunale”-s Tuz ose përmes kontakt tel. 067/073-295.

Me respekt, SH.P.K. “Komunale” Tuz

error: Të drejtat e rezervuara !!