Mali i Zi shpreson që rusët t’ia shpëtojnë stinorin turistik

0

Plazhet në Mal të Zi, normalisht të mbushura me turistë në gusht, kanë qenë kryesisht të zbrazura javën e kaluar, një shenjë se sa rëndë ka goditur koronavirusi ekonominë e vendit, shkruan agjencia Reuters.

Të hyrat nga sezoni turistik veror pritet të bien për rreth 90 për qind nga 280 milionë euro sa ishin në vitin 2019. Turizmi siguron më tepër se 20 për qind të hyrave në ekonominë e Malit të Zi.

Për të shpëtuar stinorin, Mali i Zi javën e kaluar ka hapur kufijtë për rusët, që normalisht përbëjnë një të tretën e 2.6 milionë turistëve që vizitojnë vendin çdo vit. Rusia prapë duhet të aplikojë masë reciproke në mënyrë që turistët të lejohen të udhëtojnë për në Mal të Zi.

Zheljka Radak-Kukaviçiq, kreu i Organizatës së Turizmit të Malit të Zi, ka thënë se ardhja e rusëve do të ndihmojë.

“Unë besoj se do t’ia dalim së paku të minimizojmë efektet e shtatë muajve të kaluara”, ka thënë ajo.

Deri më tash në mal të Zi janë infektuar 3618 persona dhe 64 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

error: Të drejtat e rezervuara !!