Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve, ja kuotat për shqiptarët nga Mali i Zi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22.

UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6247 studentë të rregullt. Në këtë numër përfshihen edhe kuotat për shqiptarët nga Mali i Zi nga ku shihet se është një numër i konsiderueshëm i tyre.

Aplikimi online nis nga sot, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021, në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.

Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

Suksese!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!