Komuna e Tuzit dhuron 5.000 euro për nënkampionen e botës në Tekvondo, Angjella Berishaj

Mes brohoritjesh e fishekzjarrësh u prit mbrëm vice-kampionja botërore në teakwondo, krenaria e komunës sonë – Angjella Berishaj!Fituesja e medaljes së argjendtë në Garat Botërore për juniorë në Sofje të Bullgarisë, Angjella Berishaj, e pritën sot në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit qytetarë të shumtë duke brohoritur emrin e saj.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe lule

Ajo, bashkë me trajnerin dhe familjarët e saj, parakaloi nëpër tapetin e kuq kurse, pritja zyrtare iu bë nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj si dhe zyrtarë të tjerë të Komunës. Gjeloshaj, teksa i dhuroi asaj çekun me vlerë prej 5.000,00 eurosh, si shpërblim, tha se -,,Mali i Zi për herë të parë shënon fitore të tillë historike, dhe këtë e bëri pikërisht malësorja jonë Angjella, andaj skam çfarë them tjetër, vetëm se ndihem krenarë për rinin tonë të cilët me arritjet e tyre po e ngrenë lartë emrin e Komunës sonë dhe shpresoj që Angjella të jetë fituese e Garave Olimpike”.

Suksese vajza e Artë e medaljes së argjendtë!

Shperndaje