Aeroportet do jepën me qira

Ministri për komunikacion dhe detari, Osman Nurkoviq, ka deklaruar sot se iniciativa për koncesionin e aeroporteve në Beranë , Podgoricë dhe Tivat, është politizuar.

Ai, në tryezën e rrumbullakët me rastin e debatit publikë për aktin koncensional për aeroportet e Malit të Zi dhe projekt kontratën për koncesion lidhur me aeroportet në Beranë, Podgoricë dhe Tivat, ka theksuar se gjendja në aeroportet në Podgoricë dhe Tivat nuk i përmbush nevojat e udhëtarëve dhe të afarizmit.

Përmes vlerësimit se kjo çështje është politizuar, ai ka përsëritur se nuk është fjala për shitjen e aeroporteve por për dhënien me qira. Ai, ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do të nënshkruhet kontrata kolektive me ç‘ gjë, siç ka theksuar, do të mbrohen të drejtat e punëtorëve. Deputeti i FD në Kuvendin e Malit të Zi, Branko Rdulloviq, ka vlerësuar se Mali i Zi tash 27 vjet është peng i ekonomisë së gabuar dhe sundimit partitokratik.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!