Drejtimi profesional do të zbuste problemin e punësimit në të ardhmen

Institucioni Publik, Gjimnazi “25 Maji” në Tuz është shkollë e mesme, e pavarur që para 43 vjetësh . Në vitin shkollor 1974/75, arriti gjenerata e parë e maturantëve, kurse këtë vit (2017), shkollimin në këtë gjimnaz e mbaruan gjenerata 42-të.

Ndër vite, nga ky gjimnaz kanë dalë nxënës të dalluar e emra të shquar që sot kanë krijuar autoritet të lartë në fusha të ndryshme, deri te postet dhe funksionet e larta nëpër institucione të rëndësishme në administratë e në pozicione të tjera.

Në këtë shkollë ku mësimin aktualisht e ndjekin mbi 600 nxënës të ndarë në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe në ato me mësim në gjuhën malazeze, ekziston vetëm drejtimi i përgjithshëm i gjimnazit, edhe pse deri para një dekade ka ekzistuar edhe drejtimi i bujqësisë, por që më vonë është mbyllur.

Nisur nga ky fakt, dhe nga numri i lartë i nxënësve që e frekuentojnë mësimin në këtë shkllë, do të ishte në interes të të gjithëve sikur në një të ardhme të afërt të hapet edhe ndonjë drejtim tjetër në këtë shkollë, i cili do të krijonte mundësi të reja për shumë nxënës, për ata të cilët kanë prirje për ndonjë drejtim që për momentin nuk ikziston dhe si i tillë është deficitar.

Nevojën e hapjes së ndonjë profili të ri pranë këti institucioni edukativo-arsimor, të ndonjë shkolle profesionale e pohon edhe drejtoresha e këtij Gjimnazi, Miliana Daboviq e cila, duke u prononcua për ”Kohën Javore”, tha se hapja eventuale e një dege zanati, për momentin do të ishte më tepër se mirseardhur në këtë shkollë.

Në Gjimanzin ”25 Maj” ekziston vetëm drejtimi i përgjithshëm i plan programit mësimor në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze.Ne kemi inicuar një ide për nevojën e hapjes së një dege të re në këtë shkolle, eventualisht hapje e në dege zanati. Në lidhje me këtë çështje që ju pyesni, jemi në negociata e sipër me të gjithë drejtorët e shkollave profesionale të Podgoricës. Përveç interesit të shfaqur të shkollës tonë, në lidhje me këtë çështje kemi dhe mbështetjen dhe interesimin edhe të shkollave nga Podgorica për nj gjë të tillë, pra interesimi është i të gjithë palëve. Hapja e një dege të re të zanatit do të sillte dobi të shumëfishta për komunitetin vëndas, pasi nxënësit e dobët nuk do iknin në Podgoricë por do të kishin mundësi të vazhdojnë shkollëm për një zanat i cili do të mund tu vlente në jetë, u shpreh drejtoresha Daboviq.

Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i këtij Gjimnazi, Nikollë Camaj, vë në dukje se Gjimnazi i Tuzit do të duhej të hapte ndonjë profil plotësues duke qënë se nevojat janë të atilla që nevojiten teknikë dhe profile të ndryshme. Unë çmoj se një drejtim plotësues (degë tjeter) do të relaksohej sadopak edhe Gjimnazi si një drejtim pak më elitar. Mendoj që do të ishte më tepër se e domosdoshme që të mendohet në këtë drejtim, gjithnjë duke konsultuar nevojat e tregut të punës.

Në të njëjtën kohë, profesori i lëndës së historisë në këtë Gjimnaz, Mark Junçaj, për ”Kohën Javore” shprehet se hapja e një ose më shumë degëve pran këtij Gjimnazi, nuk do të ishte hap i gabuar por një akt që do të zbuste sadopak problemin e profileve të tregut të punës që ekziston në këtë vend, duke qenë se sipas tij, jo të gjithë nxënësit janë të sukseshëm dhe i plotësonë kriteret për gjimnaz.

Së pari të gjithë që vazhdojnë shkollimin këtu, mendoj që nuk e kanë aftësinë për gjimnaz. Së dyti, pas përfundimit të gjimnazit nuk zotërojnë ndonjë profesion, pasi shumë prej tyre e lënë me aq, ndërsa dihet që gjimnazi është fazë kalimtare për në Fakultet. Kështu që mirë do ishte sikur të ndermerrej diçka konkrete në këtë drejtim, që të hapej ndonjë zanat ose edhe të rikthehej drejtimi i bujqësor që dikur ekzistonte në këtë gjimnaz, duke ditur që pjesa dërmuese e popullatës në Malësi jeton ga sektori i bujqësisë u shreh Junçaj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “784” të revistës Koha Javore

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!