Gjeloshaj: Ligji zgjedhor duhet ndryshuar, diskriminon shqiptarët

Ligji zgjedhor duhet të ndryshohet, sepse ajo që është quajtur diskriminim pozitiv për shqiptarët në fakt është e kundërta, pasi që kemi diskriminim ndaj votuesve shqiptarë, tha për gazetën ”DAN” kryetari i Aiternativës Shqiptare dhe zyrtari i Koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur” Nik Gjeloshaj.

Duke folur për kërkesat kyçe të Koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” në prag të reformave të sistemit zgjedhor në Malin e Zi, ai tha se më në fund duhet të rregullohet çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në parlamentin malazez.

“Reforma e ligjit zgjedhor është një nga prioritetet e Alternativës Shqiptare dhe diskriminimi i votuesve që votojnë partitë shqiptare është argumentuar nëpërmjet dy proceseve të fundit zgjedhore, prandaj ligji duhet të ndryshohet, sepse ajo që quhet diskriminim pozitiv për shqiptarët në fakt është e kundërta”, tha Gjeloshaj.

Ai shprehu besimin se Alternativa Shqiptare dhe Koalicioni “Shqiptarë e Vendosut” do të kenë mbështetjen e të gjitha partive politike që përmes aksionit afirmativ do të rregullohet përfaqësimi i shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi. “Është e qartë se shqiptarët përbëjnë specifikë jo vetëm nacionale, por të vetmit kemi specifikën gjuhësor”, theksoi Gjeloshaj.

I pyetur nëse Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të refuzojë dialogun mbi reformat themelore të sistemit zgjedhor, ai tha se sipas informacionit ajo është për dialog.

“Ne jemi të njoftuar përmes mediumeve për takimin e partive, por që nuk kemi infomacione për detajet, sepse ne nuk kishim përfaqësues në mbledhjet e deritanishme dhe nuk kemi informacion se cilat ishin qëndrimet e subjekte, përveç asaj që ishte në media”, thotë Gjeloshaj.

I pyetur a është trajtua çështja e ndryshimit të ligjeve zgjedhore në marrëveshjen për bashkëpunim mes DPS dhe Koalicionit Shqiptar, Gjeloshaj tha se është trajtuar edhe kjo çështje. Vullneti tek partia në pushtet ekziston, por, për fat të keq, deri më tani opozita nuk ka treguar gadishmëri për kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Për ndryshimin e ligjit zgjedhor është e nevojshme edhe mbështetja e opozitës dhe Gjeloshaj shpreson që edhe opozita do të fillojë të marrë në konsideratë kërkesat e shqiptarëve.

Gjeloshaj komentoi edhe zërat që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke pohuar që ato nuk do të mbahën para vitit 2020. Po ashtu ai siguroi që Alternativa Shqiptare pas këtyre zgjedhjeve do të ketë deputetin në Parlamentin e Malit të Zi përfundoi Gjeloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!