Lista Shqiptare dhe Partia Boshnjake marrin ftesën për pjesmarrje në Qeveri – ”Bashkë nji Za” nuk merr ftesë

Data për negociata mes partive të pakicave me mandatarin Zdravko Krivokapiq mbi formimin e qeverisë së re do të dihet javën e ardhshme, shkruan “Vijesti”.

Krivokapiq i dërgoi ftesë Listës Shqiptare ”Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj dhe Partisë Boshnjake. Bartësi koalicionit ”Bashkë nji Za”, Fatmir Gjeka, tha se ata nuk kanë marrë ftesë.

Genci Nimanbegu tha se do të kënë konsultime gjatë fundjavës dhe do të vendosin për datën e fillimit të negociatave.

Ai theksoi se e sheh ftesën e Krivokapiq si një mundësi për t’i paraqitur qëndrimet politike Kryeministrit të caktuar.

“Shqiptarët janë një pakicë autoktone në Malin e Zi, të cilët janë shumë të interesuar në përmirësimin e të drejtave të tyre për sa i përket çështjeve të identitetit, përmirësimit urgjent të statusit ekonomik të qytetarëve dhe zonave ku jetojnë shqiptarët.

Sigurisht, ne nuk mbështesim asnjë ndryshim në kursin e politikës së jashtme të Malit të Zi dhe duam të dëgjojmë se si Kryeministri Krivokapiq mendon të harmonizojë pozicionet e subjekteve në koalicionin trepalësh – nga opsionet pro-serbe në ato pro-malazeze në koalicionin që e mbështet atë, i cili nuk ka ind lidhës, pa pika të qarta ideologjike ku ata mund të bashkëpunojnë për një kohë të gjatë, ”tha Nimanbegu.

Ai tha se do ta njoftojë Krivokapiqin me pikëpamjet e tij për situatën politike në Mal të Zi, gjegjësishtë “me sfidat me të cilat duhet të merret qeveria e ardhshme në mënyrë që të përmirësojë demokracinë me një fokus të veçantë në të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi”, deklaroi Nimanbegu. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!