Telefonat inteligjentë të Apple, IPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, vijnë me një risi të re në teknologji ku me anë të 3D Touch mund të përdoren dhe si peshore.
Kjo gjë mundësohet falë aplikacionit “Plum-O-Meter”, i cili përdor teknologjinë e avancuar tek ekrani i ndjeshëm ndaj prekjeve për të vepruar si peshore.Me anë të këtij aplikacioni, smartfoni mund të masë peshën e frutave apo perimeve dhe të tregojë në përqindje peshën e këtyre të fundit.
Nëse doni të peshoni molla, limonë apo arrë kokosi, atëherë duhet t’i pastroni mirë që aplikacioni i iPhone ta verifikojë atë.