Partitë shqiptare bashkë në Tuz për çështjen e Komunës

Mbërëmë në Tuz është mbajtur një takim mes drejtuesve të partive shqiptare, ku është diskutuar rreth çështjes së Komunës së Malësisë. Sipas informacioneve jozyrtare takimi është ftuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtarë z. Genci Nimanbegu.

Në takimin e mbajtur në zyrën e Alternativës Shqiptare në Tuz të pranishëm kanë qenë deputeti dhe Kryetari i KKSH z. Genci Nimanbegu, deputeti i Alternativës Shqiptare z. Nik Gjeloshaj, Kryetari i Kuvendit të Komunës Urbane z.Fadil Kajoshaj, Kryetari i Iniciativës Qytetare z. Maliq Çunmulaj, Kryetari i Degës së LDnëMZ Malësi z. Nikollë Camaj, Kryetari i Alternativës Shqiptare z. Gjergj Camaj, Kryetari i Forcës së re demokratike z. Nazif Cungu, Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka, Kryetari i UDSH z. Mehmet Zenka dhe Fuad Haxhibeti Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Në qendër të diskutimit ka qenë Komuna e Malësisë, por informacion më të hollësishëm rreth këtij takimi nuk kemi patur mundësi të marrim. Disa nga pjesmarrësit e këtij takimi të kontaktuar nga stafi jonë, kanë pohuar takimin por nuk kanë patur dëshirë të japin detaje më të hollësishme, përveç se në qendër të diskutimit ka qenë çështja e Komunës së Malësisë./Malësia.ME/

Shperndaje
2 Comments
error: Të drejtat e rezervuara !!