“Paqe” në takimin Obama-Trump

Ka përfunduar takimi mes presidentit aktual të SHBA-së Barack Obama dhe Donald Trumpit, presidentit të sapozgjedhur.

Të dy janë deklaruar se patën bisedë të mrekullueshme për shumë tema të ndryshme.

Presidenti Obama pas takimit është shprehur i inkurajuar me bisedën dhe pret nga Trump që të jetë president i suksesshëm.

“Nëse ai ka sukses, edhe shteti ka sukses”, ka thënë Obama.

Trump ndërkohë është shprehur se ka respekt për Obaman dhe se me të biseduan për gjëra të mrekullueshme dhe disa të vështira.I pyetur nëse do të marrë parasysh këshillat e presidentit, Trump ka thënë se Obama “është burrë shumë i mirë”.

Obama dhe Trump kanë biseduar edhe për politikën e jashtme të vendit.

Trump, gjatë fushatës ai vazhdimisht e quajti Obamën si të dobët, fatkeqësia më e madhe e amerikanëve, joefikas dhe “më injoranti në historinë e Presidentëve të vendit”.

Gjithsesi, në takimin e kësaj të enjteje, këto u lanë të gjitha pas dhe që të dy, të paktën para gazetarëve, folën përzemërsisht me njëri-tjetrin.

Shperndaje