Vijesti: ”Shqiptarët e Vëndosur” kërkojnë dy ministra dhe nënkryetarin e Kuvendit

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, dje ka propozuar zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Dushko Markoviq, mandatar për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi. PDS si partia e cila në zgjedhjet e 16 tetorit ka fituar numrin më të madh të deputeteve 36, shumicën pritet të fortmojë me SD dhe partitë e pakicave.

Koalicioni ”Shqiptarët të Vëndosur”, të cilët në zgjedhje fituan një deputet, kërkojnë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, si dhe ministrinë e pakicave dhe atë të diasporës.Nëse nuk fitojnë postin e nënkryetarit të Kuvendit atëherë do të ishin të kënaqur me minstrinë e rregullimit hapsinor. shkruan gazeta ”Vijesti, transmeton Malësia.ME.

Shqiptarëve u takon vendi i nënkryetarit të Kuvendit, sepse në përërjen e kaluar në atë vend ishte një boshnjak – tha bashkëbiseduesi i kësaj gazetë nga koalicioni ”Shqiptarët e Vendosur”.

Përndryshe boshnjkët të cilët kanë dy deputet, në qeverin e re kërkojnë dy herë më shumë poste se sa kishin deri tani.

Siç është paralajmëruar, deri në fund të kësaj jave duhet të nënshkruhet platforma e përbashkët e partive të pakicave, ndërsa javën e ardhshme pritet të vazhdohen negociatat me PDS-në./Malësia.ME/

Shperndaje