Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi Nikollë Gegaj, dënoi ashpër qëndrimin e zyrtarit të lartë të partisë ”Rusija e Bashkuar” Sergej Zheleznjak, që deputetët serb në Kuvendin e Kosovës duhet të bllokojnë përfundimin e procesit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Gegaj tha se deklarata e Zheleznjak është një provokim për të gjithë Ballkanin me të cilin mundohen të krijojë marrëdhënie ndërkombëtare.
Deklaratat e Zheleznjak janë të padëgjuara,arrogante, të pafytyrueshme, por gjithashtu edhe paralajmërim, jo vetëm për Malin e Zi, por për të gjithë Ballkanin. Duket që pas githë kësaj qëndron partia në pushtet në Federatën Ruse.Nëpërmjet këtyre deklaratave agresive dhe të pavend, padushim duan që të na disiplinojnë të gjithëve, tha Gegaj për gazetën Pobjeda.
Gegaj konsideron se deklaratat e Zheleznjak janë të papërshtatshme për një politikan i cili ulet në parlamentin e një shteti aq të madh.
“Nuk është hera e parë, por është bërë praktikë, që Zheleznjak dhe të ngjajshëm dërgojnë mesazhe më rigoroze dhe më vulgare. Ata mbeten dhe do të mbeten, fatmirësisht për forcat progresive, të burgosur të kohës kur në këtë mënyrë të papërgjegjshme dhe me manipulimin e mediave përpiqen të krijojnë skenë dhe marrëdhënie ndërkombëtare “, tha Gegaj.
Zyrtari i lartë i PDS-së e përsëriti qëndrimin e zyrtarëve malazezë se për Malin e Zi është përfunduar çështja e demarkacionit të vijës kufitare me Kosovën.
“Bashkësia ndërkombëtare e konfirmoi këtë kufi. Të dy vendet nënshkruan marrëveshjen në Vjenë. Ne jemi dëshmitarë se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së pothuajse çdo ditë, gjithashtu të njëjtën gjë bëri dje edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, të cilët ftojnë partitë politike në Kosovë që të ratifikojnë sa më parë marrëveshjen në Parlament, “kujtoi Gegaj.
Gegaj shtoi se, beson se institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit legjitim të serbëve në Kosovë nuk do të bijen pre e provokimeve të Zheleznjak.
“Kosova ka një kapacitet demokratik për të marrë vetë vendime qtë cilat vetëm do të forcojnë shtetin në të gjitha fushat, si dhe në nivel ndërkombëtar”, përfundoi Gegaj./Malësia.ME/