Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi se në buxhetin e vitit 2018 do të jetë edhe ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila me ndërtimin e urës mbi Bunë do të lidhte Malin e Zi me Shqipërinë, duke krijuar kështu një lidhje të shpejtë në mes dy vendeve.
Kjo do të sillte benefite të shumëfishta, sidomos për banorët e Ulqinit me rrethinë, por edhe turistët, duke lehtësuar qarkullimin në pikën Sukubinë-Muriqan.
Forca e Re Demokratike ka kohë që në programin e saj e ka pikë kyçe hapjen e një pike kufitare në Reç, dhe për këtë ka lobuar gjatë gjithë kohës në takimet me zyrtarët e Shqipërisë.
/Lajm.me/