DPS në pushtet me të gjitha partitë shqiptare, kërkon vendin e Kryetarit të Komunës!

Partia Demokratike e Socialisteve po mundohet të krijojë një koalicion të gjërë në Ulqin ku do të marrin pjesë të gjitha partitë shqiptare, në mënyrë që të forcojë pozicionet e veta në zgjedhjet parlamentare.

Në koalicion do të kishte vend për Forcën për Partin Demokratike të Fatmir Gjekës me partnerët LDnëMZ dhe Levizjen Perspektiva, pjesë e këti koalicioni do ishte edhe Unioni Demokratik i Shqiptarve.

Edhe pse një koalicion i tillë duket tejet i pamundur, pasi Forca ka refuzuar ta përkrahë kërkesën e tyre për kryetar komune.Nga PDS kanë bërë të ditur se të hënën vendimin final do ta sjellë Kryesia në mbledhjen e cila pritet të mbahet të hënën, më 14 dhjetor.

Kryetari i Këshillit komunal të PDS-së dhe anëtari i skuadrës negociuese Loro Nrekiq ka thënë se kjo parti ka dy oferta për rikompozim të pushtetit lokal në Ulqin.“Koalicioni i Fatmir Gjekës na ofroi vendin e kryetarit, ndërsa Forca vendin e kryetarit të Kuvendit komunal”, tha ai për “Pobjeda”.Sipas Nrekiq, UDSH do të jetë me siguri pjesmarrëse në pushtetin e ardhshëm.

Shperndaje