Sonte në Pallatin e Kongreseve në Tiranë mbahet nata finale e festivalit ”Kenga Magjike” ku në mesin e 20 këngëve më të votuara të cilat kanë hyrë në finale gjindet edhe kënga ”Të kam” e artistit të ri nga Malësia David Dreshaj.
David Dreshaj në facebook shkruan se nga kategoria New Artist,u përzgjodhën 3 më të mirët për në finale,në mesin e të cilëve është edhe ai,i nominuar per çmimin Best New Artist,bashkë me dy kolegët.
Arritëm deri këtu,mëndoj që të gjithë jemi kampion,pak rëndësi ka kush do e fitojë këtë çmim,faleminderit të gjithve,e posaçërisht jurisë që na solli deri ketu, shkruan David Dreshaj.
Nata finale e festivalit ”Kenga Magjike”,filon ne orën 20:30 dhe do transmetohet në TV Klan./Malësia.ME/
https://www.youtube.com/watch?v=ZvBGWNoEkJY&feature=youtu.be