Javën e ardhshme hapja e kapitujve për bujqësi dhe punësim

Mali i Zi javën e ardhshme do të hapë dy kapituj të ri në rrugën drejt Bashkimit Evropian,  të 11-in i cili ka të bëjë me bujqësi dhe zhvillim rural dhe të 19-in për politika sociale dhe punësimi. Hapjen e kapitujve të ri para disa ditëve  e njoftoi edhe kryeministri Dushko Markoviq.

Ministri i Çështjeve Evropiane Aleksandër Andrija Pejoviq tha më parë se kapitulli i politikës sociale dhe punësimit është me rëndësi jetike. “As politika sociale as punësimi nuk janë diçka e largët që i përket  vetëm Bashkimit Evropian, por diçka që prek jetën dhe standardin e të gjithë qytetarëve. Ky kapitull është një nga më të rëndësishmit, i cili do të përcaktojë mënyrën se si e kemi përgatitur vendin për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, “tha Pejoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!