27 vite të pluralizmit politik në Mal të Zi: Ngritja dhe rënia e faktorit politik shqiptarë!

Sot, me 9 Dhjetor, të këtij viti mbushen plot 27 vite nga zgjedhjet e para pluraliste ( shumëpartiake) në Mal të Zi.
Në këto zgjedhje, sukjekti i parë i atëhershëm politik shqiptar, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, korri sukses duke arritur 4 mandate në Parlamentin e Malit të Zi, numri më madh i arritur deri më sot nga një parti e vetme shqiptare,në këtë republikë.Gjithashtu, në Kuvendin e atëhershëm komunal të Ulqinit, LD në MZ fitoi 33 këshilltarë nga 45 të mundshëm, pra 74% e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve.Njëkohësisht kjo parti fitoi edhe një numër të konsiderueshëm të mandateve në kuvendet lokale të komunave të Tivarit, Podgoricës, Plavë e Gucicë dhe Rozhajës.

Sot, pas 27 viteve, partitë shqiptare kanë vetëm një deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Kurse në zgjedhjet lokale të vitit 2014 në Komunën e Ulqinit, subjekti që fitoi numrin më të madh të këshilltarëve ishte PDS -ja ( DPS) e Millo Gjukanoviqit.Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit në Komunën e Tuzit, që u mbajtën me 26 Nëntor 2017, shumicën e mandatëve në Kuvendin e Komunës (me status në kuadër të kryeqyetit) e fitoi poashtu PDS-ja .

Pra, gjatë këtyre 27 viteve të pluralizmit partiak në Mal të Zi, shqiptarët në Mal tëZi kanë qenë të përfaqësuar më mirë dhe në mënyrë më të favorshme si në kuvendin qendror ashtu edhe në kuvendet lokale në komunat e tyre përkatëse, kur kanë egzistuar më pak subjekte politike shqiptare dhe kanë qenë të përfaqësuar më dobët dhe me një numër më të ulët kur kanë vepruar përmes partive të shumta politike apo të ndarë dhe të fragmentuar.

Pra, ajo çfarë është mësuar për këto 27 vitet e kaluara është se numri i madh dhe i tepruar i subjekteve politike shqiptare, është problemi dhe jo zgjidhje !
Gjithashtu, ajo çfarë do duhej të ishte mësuar deri më tani është fakti se sa herë që partitë shqiptare dalin në zgjedhje me lista të veçanta dhe të ndarë, rezulton me mossuksesin e tyre.
Nëse vazhdojnë gjithënjë edhe në të ardhmen me mosmarrëveshjet dhe përçarjet e tyre, ka rrezik që nga minimumi i përfaqësimit politik të tyre që kanë sot, të degradohen edhe më tutje, në nivelin e mos përfaqësimit të aspakt politik!
Tani është e qartë si asnjëherë më parë se shpëtimi apo mbijetimi i partive të shumta politike shqiptare qëndron vetëm në konsolidimin, bashkëpunimin dhe bashkimin (unifikimin) të tyre.

Xheladin Zeneli
9 Dhjetor 2017

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!