Vujanoviq nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq do të qëndrojë nesër në vizitë zyrtare në Shqipëri , me ftesë të presidentit Ilir Meta.

Siç njoftohet nga kabineti i Vujanoviq, ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama, transmeton Malësia.ME.

“Kjo vizitë e presidentit Vujanoviq është në funksion të afirmimit të marrëdhënieve të mira për bashkëpunim në të gjitha fushat, si dhe vendosjes së marrëdhënieve akoma më të thella ekonomike”, thuhet në njoftim.

Autor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!