Edhe një seancë e dështuar e Këshillit për legjislacionin zgjedhorë

Deputeti i Demokratëve, Momo Koprivica, ka vërtetuar sot se kjo parti nuk do të marr pjesë në punën e Këshillit për reformën zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër deri sa të mos tërhiqet nga procedura Ligji për lirinë e feve. Ndërkohë deputeti i PDS, Andria Nikoliq, ka theksuar se Demokratët kanë frikë nga rezultatet e opinionit publikë duke shtruar pyetjen se cilat janë lidhjet ndërmjet këtij ligji dhe legjislacionit zgjedhor.

Kryetari i Këshillit, Branimir Gvozdenoviq, ka vlerësuar se është bërë progres serioz duke shtuar se këtë seancë e konsideron si shumë të rëndësishme.

Nënkryetari i Kuvendit, Genc Nimanbegu, ka theksuar se i vjen keq që puna e Këshillit i fiton këto dimensione dhe është e qartë se ky trup punues nuk do ti përfundojë punimet deri në afatin e paraparë me 18 të këtij muaji.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!