SDP dhe Abazoviq do të votojnë kundër qeverisë

Iniciativa për votëbesimin qeverisë nuk është kalkulim dhe as përpjeke për krijimin e kushteve për tregti politike, ka theksuar kryeministri Millo Gjukanoviq duke shtuar se ky hap u ka penguar më shumë të tjerëve se vetë PDS dhe qeverisë.

Partia Social Demokratike nuk do të votojë besimin qeverisë , ka kumtuar sot kjo parti duke shtuar se nuk mund të pritet besimi ndaj në qeverie në të cilën gjenden ministra të vjedhur , sepse kjo mbështetje do të bazohej në korrupsionin politikë. Deputetja Draginja Vuksanoviq ka theksuar se dialogu parlamentar , të cilin e ka iniciuar dhe e udhëheq kryetari i kuvendit Ranko Krivokapiq , me mbështetjen e Komisionit evropianë është i vetmi mjet për ruajtjen e Malit të Zi nga një krizë edhe më të thellë politike dhe destabilizimit.

Klubi i deputetëve të pavarur në parlamentin e Malit të Zi do të votojë kundër qeverisë , ka paralajmëruar Dritan Abazoviq. Ky është vendimi i vetëm logjik i cili nuk kërkon arsyetim të gjerë. Përndryshe, kjo Qeveri prej kohësh meritoi që të humb besimin. Sipas gjykimit tim modest, ajo asnjëherë nuk e kishte sepse e fitoi në zgjedhje legjitimiteti i të cilave është i dyshimtë. Të gjitha ndodhitë në dy vitet e kaluara e kanë shtyrë vendin në krizë politike“, tha ai në deklaratë për Antena M.

Forca dhe Partia Boshnjake kan njoftuar se do ta përkrahin Qeverinë, kur në Parlament të jetë në rend dite votëbesimi i saj.

Qeveria e Malit të Zi do të fitojë besimin në parlament nëse deputetet do të votojnë sipas ndërgjegjes së vetë dhe në bazë të rezultateve të pushtetit ekzekutiv , ka deklaruar deputeti i PDS Predrag Sekuliq. Ai ka theksuar se do ta kenë shumë të vështirë ata të cilët nuk e përkrahin qeverinë që ti shpjegojmë opinionit arsyet pse ishin kundër. Qeveria është mjaft e suksesshme dhe çdo premtim zgjedhor i PDS realizohet me dinamikën e paraparë, ka theksuar Sekuliq për gazetën Pobjeda.

Të përkujtomë se për votëbesimin e qeverisë do të voohet me 25 janar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!