KKSH: Lajmërohen 100 elektorë, do të ketë të tjerë

Për elektorë që do të marrin pjesë në Kuvendin e elektorëve të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Mal të Zi në hapësirat e këtij institucioni në Ulqin janë lajmëruar deri të mërkurën 100 persona, mëson Portali Ul-info.

Pritet që ditet e ardhshme të mbërrisin aplikime të tjera përmes postës.

Elektor mund të bëhej çdo përfaqësues i popullit shqiptar i cili grumbulloi të pakten 60 nënshkrime të Shqiptarëve me të drejtë vote.

Siç pritet, Kuvendi i elektorëve do të mbahet pas zgjedhjeve lokale në Ulqin.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!