Ivanaj: Komuna e Tuzit do të pastroj rrugën për në Koritë gjatë dimrit

Nënkryetari i komunë së Tuzit, Ivan Ivanaj njofoti se komuna ka lidhur kontratë me një kompani e cila do të pastroj dhe mirëmbajë gjatë gjithë vitit rrugën për në Korit.

Të nderuar qytetarë,

Pasi që bjeshkët tona, e në veçanti Korita, po kthehen në qendra turistike shumë të frekuentuara, është më se e nevojshme që rrugët që çojnë deri atje të mirëmbahen dhe të jenë të kalueshme gjatë gjithë kohës.

Komuna e Tuzit ka lidhur kontratë me kompaninë e cila do të pastroj dhe mirëmban rrugën për në Korit gjatë gjithë dimrit. Makineria për pastrim do të jetë në gjendje gatishmërie tërë kohën dhe kështu qytetarët tonë do të kenë më lehtë të udhëtojnë dhe të vizitojnë bukuritë natyrore të Komunës sonë.Komuna e Tuzit do ta mbështesë fuqishëm zhvillimin e zonave rurale, e në veçanti do të punojmë në stimulimin dhe afirmimin e eko turizmit.

Malësia po ndryshon!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!