Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq njofoti sot në konferencën për media se lejohet trafiku ndërqytetas gjatë fundjavave dhe hyrja në Mal të Zi pa test për koronavirus.
Festa e Vitit të Ri sipas kalendarit Julian, tha ajo, është i ndaluar në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Ministria tha se kafenetë do të vazhdojnë të punojnë nga 7 deri në 20 orë.
Ambientet e hotelierisë do të vazhdojnë të punojnë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite, por është e ndaluar të interpretohet muzikë live, tha ajo.
Malësia.ME