Nis vaksinimi anti-COVID në Shqipëri: Vaksinohet para mediave Kryeministri Rama

Shqipëria ka nisur sot zyrtarisht vaksinimin anticovid! Vaksinën e parë të Pfizer në Shqipëri e ka marrë drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, ndërsa i dyti është vaksinuar Kryeministri Rama. Po ashtu janë vaksinuar edhe mjekë të tjerë të njohur si Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero. 

Procesi i vaksinimit ka nisur në orën 15:00, në stadiumin ‘Air Albania’ qendra e parë e vaksinimit në Shqipëri.  Shipëria ka siguruar 975 dozat të vaksinës anti-COVID nga një vend i BE, për të cilin është preferuar që të mos thuhet emri. Sot do të bëhen 50 vaksina.

Mësohet se të gjithë të vaksinuarit do të kenë një kartelë dhe të të njihet në sistemin e-Albania. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka siguruar se vaksina do të jetë jo e detyrueshme megjithëse është e këshilluar për të gjithë.

Kujtojmë se javën e 3 të janarit në Shqipëri vijnë 10.750 vaksina anti-COVID. Ndërsa pjesë të tjera do të vijnë javë pas jave. Kjo vjen pas marrëveshjeve të bërë nga qeveria me kompaninë e parë që miratoi vaksinën anticovid, Pfizer.

Pas vaksinimit kryeministri Edi Rama ka dalë në një pronocim për mediat duke thënë se një pjesë të vaksinave do ta dhurojë për Kosovën në mënyrë që të vaksinohet stafi mjekësor në spitalin e Prishtinës që është në frontin e parë të luftës me virusin.

 “E bëra vaksinën tani vetëm për të dhënë mesazhin se është e sigurt. Çdo gjë në rregull, gjithçka fantastike. Shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë vaksina” ka thënë Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!