Abazoviq i gatshëm të formojë qeveri me Frontin Demokratik

Në emisionin ”Nacisto” në Tv Vijesti, deputeti dhe nënkryetari i URA-së Dritan Abazoviq, deklaroi se për të nuk paraqet asnjë problem formimi i një qeverie me Frontin Demokratik (DF).

Ai u shpreh se Levizja të cilen ai udhëheq ka mardhanje të mira me të gjitha opozitën dhe është e hapur për bashkpunim me të gjithë që synojnë ndryshime.

Ju kujtojmë se Fronti Demokratik është kundër hyrjes së Malit të zi në NATO dhe një nga liderët e kësaj levizje para disa ditësh Andrija Mandiq nga Rusia ka deklaruar se dy vendimet më të turpshme të Malit të Zi janë njohja e Kosovës dhe sanksionet ndaj vëllezerve Rus.Ai gjithashtu është shprehur se gjëja e parë që do të bëjë qeveria e ti është të heq sanksionet ndaj Rusisë dhe të tërheqin njohjen e Kosovës.

Dy antarë të Frontit Demokratik Predrag Bulatoviq dhe Milan Knezeviq,disa javë më parë me ftesë të Dmitrij Rogozin nënkryetar i Qeverisë ruse dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vladimir Putinit,kan qëndruar në Moskvë për të formuar një plan veprim për vazhdimin e fushatës anti-NATO në Mal të Zi.Ndërsa këta të dy pa kurrfarë konsultimesh me organet shtetërore ,e kan ftuar Rogozin të vizitojë Malin e Zi.

Siç është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Rogozin ndodhet në listën e shtetasve rusë të cilëve nuk u lejohet hyrja në territorin e Malit të Zi./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!