PDS-ja e Ulqinit: Na takon posti i Kryetarit të Komunës

Këshilli i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin të mërkurën mbajtën mbledhjen për të shqyrtuar situaten e krijuar në këtë Komunë.

Të pranishëm ishin edhe koordinatorët e qendrës së partisë për Ulqin Halil Dukoviq dhe Ivica Kaleziq, u theksua se PDS-ja është e gatshme të marrë përgjegjësi të plotë për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Në këtë mbledhje ranë dakord se PDS i takon vendi i kryetarit të Komunës në çdo variant të rikompozimit të pushtetit lokal.

Megjithatë pëlqimin për këtë lloj vendimi të këshillit të Ulqinit duhet ta jap Kryesia e PDS-së.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!