Arrihet marrëveshja për “aleancën” kroato-shqiptare-malazeze

Ministrat e jashtëm të Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi ne Split nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në kuadër të marrëveshjes se Adriatikut.
 Marrëveshja inkurajon forcimin e sigurisë dhe të bashkëpunimit ekonomik ne mes të kroateve, shqiptarëve dhe malazezëve.

“Ne kemi rënë dakord në një takim jozyrtar dhjetorin e kaluar në Bruksel dhe sot  jemi në Split duke e përuruar zyrtarisht, dhe për të forcuar sigurinë në Adriatik e në Evropën jug-lindore, si dhe forcimin e marrëdhënieve tona si tre vendet që ndajnë të njëjtat vlera, “tha ministri kroat i Punëve te Jashtme dhe Çështjeve evropiane Davor Ivo, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse marrëveshja trepalëshe e Adriatikut mund të nxisë integrimin me të shpejtë euroatlantik të Bosnjës dhe Hercegovinës, (edhe pse, sipas agjencisë Hina, Republika serbe e kundërshton anëtarësimin në NATO) si dhe Serbise, Ivo tha se vendet e marrëveshjes se Adriatikut të themeluar rishtazi janë pjesëmarrëse në Kartën SHBA-Adriatik.

“Serbia është një vëzhgues i nismës SHBA-Adriatik dhe tregoi qartë se nuk është përcaktuar për anëtarësim në NATO. Megjithatë, ne mendojmë se është e mirë për stabilitetin e Evropës Juglindore për te inkurajuar afrimin dhe bashkëpunimin mes Serbisë dhe NATO-s, e cila nuk duhet të jetë e drejtuar drejt anëtarësimit, ose mund të jete në formën e bashkëpunimit pragmatik “, tha ai.

Ministri i Punëve te Jashtme të Malit te Zi Srđan Darmanović kujtoi se vendi i tij është në fazën finale të anëtarësimit në NATO, duke theksuar se ata kanë  mbështetje të rëndësishme kroate dhe shqiptare.

Kolegu i tij nga Shqipëria Ditmir Bushati tha tre vendet duhet të bashkëpunojnë dhe koordinojnë përpjekjet e tyre në procesin e integrimeve euroatlantike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!