Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer edhe një medalje të artë.
Ajo në finalen e Grand Slamit në Paris e mposhti japonezen Natsumi Tsunoda.
Majlinda Kelmendi vazhdoi dominimin në xhudon botërore, duke rrëmbyer për herë të katërt radhazi medaljen e artë në Paris.
Ndërsa Distria Krasniqi ka arritur të stoliset me medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris.Në garë për të bronztën ajo e mposhti francezen Astride Kneto në kategorinë deri 52 kilogramë