Maqedoni: Koalicioni i tri partive ”Aleanca për Shqiptarët” do shkrihet në një parti

Së shpejti ”Aleanca për Shqiptarët” nga një koalicion i tre partive politike shqiptare në Maqedoni pritet të shndërrohet në një grupacion të vetëm politik.

LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit pritet të formalizojnë vendimet e tyre partiake për shkrirjen e tyre në një parti politike, e cila do të ketë lider Ziadin Selën, ndërsa baza e programit do jetë krijimi i Maqedonisë si shtet binacional.

Siç mëson ALSAT, procedurat do të përshpejtohen këtyre ditëve, ndërsa qëllimi është që të ketë efikasitet në veprimin politik, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në të cilat kjo parti fitoi 3 deputetë, 2 nga LR PDSH, Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi dhe Vesel Memedi nga Rilindja Demokratike Kombëtare. Koalicioni politik Aleanca për Shqiptarët u formua më 19 tetor të vitit të kaluar, si përpjekje për unfikimin e faktorit politik shqiptar.

Shperndaje