Florian Marku “masakron” boshnjakun që në raundin e parë

Kikboksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj boshnjakut Dzevad Mutfic.

Në ndeshjen e zhvilluar në Linz të Austrisë, Marku ka marr një fitore të madhe dhe të shpejt ndaj kikboksierit boshnjak.

Florian Marku ka arritur ta fitoj duelin mas vetëm dy minutave lojë, pasi pas dominimit të thellë e ka dominuar kundërshtarin të tërhiqet dhe ta dorëzoj duelin.

 Kjo pasi, nga goditjet e forta nga Marku, boshnjaku Mutfic theu hundën dhe nuk mundi ta vazhdojë duelin.Pas ndeshjes, kikboksieri shqiptar i ka falënderuar të gjithë, teksa ka thënë se i përfaqëson gjithë shqiptarët.

Florian Marku u fut në ring i shoqëruar nga një i ftuar special, këngëtari Noizy.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!